Ushtria kineze pranë, Tajvani përgatitet për luftë, bën gati strehimoret

Tajvani po vendos në gatishmëri strehimore, pasi tensionet në rritje me Kinën dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë kanë sjellë frikë për një sulm të mundshëm kinez në ishull. Kina e konsideron Tajvanin territorin e saj dhe ka rritur praninë ushtarake në ajër dhe det përreth tij.

Tajvani është i përkushtuar për të mbrojtur territorin e vet dhe e ka bërë prioritet forcimin e mbrojtjes duke kryer rregullisht stërvitje ushtarake dhe civile.

Përgatitjet përfshijnë strehimoret ku qytetarët mund të strehohen në rast të një sulmi raketor nga Kina, jo në bunkerë të ndërtuar me qëllim, por në hapësira nëntokësore si parkingje, hekurudhë nëntokësore dhe qendra tregtare nëntokësore.

Kryeqyteti i Taipeit ka më shumë se 4,600 strehimore të tilla që mund të strehojnë rreth 12 milionë njerëz, më shumë se katërfishi i popullsisë së tij.

18-vjeçarja Harmony Ëu u befasua kur mësoi se një qendër tregtare nëntokësore, ku ajo dhe të rinjtë e tjerë kohët e fundit po provonin një kërcim, do të kthehej në një strehë për sulm ajror në rast lufte.

“Të kesh strehimore është shumë e nevojshme. Ne nuk e dimë se kur mund të ndodhë lufta dhe këto janë për sigurinë tonë. Lufta është e ashpër. Nuk e kemi përjetuar, kështu që nuk jemi të përgatitur”, thotë Vu.

Kategoritë
BotaLajme