Si pjesë e Operacionit “Agimi i Lirisë”, SNA vazhdoi përpjekjet në rajon, duke zbuluar dhe shkatërruar mina dhe kurthe me mjete shpërthyese
Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) akoma po vijon me përpjekjet e kërkimit në provincën siriane të Munbixhit, e cila u çlirua nga terroristët e PKK/YPG-së, raporton Anadolu.
Sipas burimeve lokale, si pjesë e Operacionit “Agimi i Lirisë”, SNA vazhdoi përpjekjet në rajon, duke zbuluar dhe shkatërruar mina dhe kurthe me mjete shpërthyese.
Duke u bërë thirrje terroristëve të “dorëzohen”, SNA gjithashtu neutralizoi ata që rezistuan.
Ushtria kapi një terroriste femër të fshehur në një nga tunelet, thanë burimet, duke shtuar se ndërtesat, të cilat dikur përdoreshin si baza të grupeve terroriste PKK/YPG, u lanë të digjen.
Më herët, SNA çliroi qendrën e qarkut Tel Rifaat nga grupi terrorist PKK/YPG si pjesë e operacionit “Agimi i Lirisë”, i cili filloi më 1 dhjetor.
Me çlirimin e Munbixhit, qytet i cili ishte kthyer në folenë më të madhe terroriste në perëndim të lumit Eufrat, rajoni u pastrua nga terroristët e PKK/YPG-së.
PKK/YPG, e cila ka vrarë rreth 40 mijë njerëz në katër dekada sulme të armatosura, ka kërkuar prej kohësh të krijojë një korridor terrorist në veri të Sirisë, përgjatë kufirit turk.