Ushtria ruse publikoi një video të vendosjes së raketave balistike ndërkontinentale në kapanone (Video)

Forcat Raketore Strategjike të Rusisë vendosën dy raketa balistike ndërkontinentale Yars në kapanone këtë javë, tha ministria e mbrojtjes, ndërsa ushtria publikoi pamjet e operacionit të ngarkimit.

Armatimi bërthamor u krye në objektin e raketave Kozelsk në rajonin Kaluga të Rusisë qendrore. Ngarkimi i raketave në një kapanon kërkon infrastrukturë të dedikuar, si dhe orë të tëra operacionesh të rënda. Raketat u vendosën në pozicionet e tyre të mërkurën dhe të enjten (sot).

RS-24 Yars u zhvillua në bazë të raketës RT-2PM2 Topol-M dhe mund të qëllohet nga një lëshues i lëvizshëm rrugor ose nga një silo. RT 2PM2 Topol-M u zhvillua për të zëvendësuar UR-100N të prodhimit sovjetik në arsenalin strategjik bërthamor të Rusisë. Yars mund të mbajë koka të shumta bërthamore, dhe diapazoni i tij operacional vlerësohet në 11,000 kilometra.

Ministria e Mbrojtjes vendosi të publikojë një video të procesit të armatimit për të “shënuar Ditën e ardhshme të Forcave Raketore Strategjike” të shtunën.

Kategoritë
BotaLajme