Ushtria ukrainase stërvitet në mënyrë intensive me armë amerikane

SHBA ka qenë partneri më i vendosur ushtarak i Ukrainës, pasi Washington-i ka ofruar Kievit më shumë se 29,8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i luftës

Kur nuk janë në vijën e parë të frontit, ushtarët ukrainas po kalojnë nëpër stërvitje intensive ushtarake me armë të prodhuara nga SHBA në rajonin Zaporizhzhia.”Kjo armë është Browning M2. Ajo mund të gjuajë plumba deri në gjashtë kilometra dhe të dëmtojë objektivat në një distancë prej dy kilometrash. Në mesin e objektivave mund të jenë automjete të blinduara të lehta dhe këmbësori. Kjo është një armë e prodhimit amerikan”, tha për Anadolu një ushtar ukrainas 40-vjeçar, i koduar me emrin Aleks.

Duke vënë në dukje se Forcat e Armatosura të Ukrainës përdorin në mënyrë aktive armën Browning M2 në vijën e frontit, Aleks tha se ekipi i tij edne nuk është inkuadruar në betejë.

“Për momentin, ne fitojmë përvojë duke u stërvitur. Informacionet për tiparet e armës i marrim nga miqtë tanë që e përdorin atë në front”, shtoi ai.

Një tjetër operator i një arme të prodhuar në SHBA, i koduar Veper, tha për Anadolu se granatahedhësi automatik MK 19 që ai përdori ishte dërguar nga SHBA si pjesë e ndihmës me armatim.

“Kjo është një armë shumë efektive. SHBA-ja na e dërgoi atë si pjesë e ndihmës me armatim. Ajo mund të shkatërrojë automjete të blinduara lehtë”, tha ai.

Veper theksoi se shumë brigada të ushtrisë ukrainase e posedojnë armën dhe e përdorin atë në mënyrë aktive në front, përveç përdorimit të tyre për të trajnuar rekrutët.

Ai gjithashtu tha se shumica e ushtarëve pjesëmarrës në stërvitje tashmë janë duke shërbyer në front dhe se disa do të dërgohen në vijën e frontit pasi të mësojnë se si të përdorin armët.

“Ne u kthyem nga detyra jonë në front këtë mëngjes dhe erdhëm direkt në zonën e stërvitjes luftarake. Ne zbatojmë një program të ngjashëm stërvitje luftarake tre herë në javë”, shtoi ai.

SHBA ka qenë partneri më i vendosur ushtarak i Ukrainës, pasi Washington-i ka ofruar Kievit më shumë se 29,8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës më shumë se një vit më parë.

Kategoritë
BotaLajme