Ushtrisë gjermane i duhen 20 miliardë euro për të mbushur depot e municionit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Gjermanisë, Gjeneralarmate Ebehard Zorn raportoi se ushtria ka shumë pak municion në stoqe dhe se u duhen 20 miliardë euro për të rimbushur depot.

Në një intervistë për gazetën “Bild”, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Zorn bëri deklarata për gjendjen e ushtrisë.

“Kemi shumë pak municion, janë bërë kursime të forta në këtë drejtim. Tani na duhen rreth 20 miliardë euro vetëm për të mbushur depot e municionit”,- tha gjenerali Zorn.

Zorn vuri në dukje se në të kaluarën janë financuar projekte të tjera duke kursyer në municion dhe pjesë këmbimi.

Gjithashtu Zorn theksoi se ushtria gjermane ka një deficit serioz stërvitor për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Kategoritë
BotaLajme