“Usyk fiton me nokaut”, Luan Dreshaj parashikon meçin e vitit: Mendoj se ukrainasi fiton sërish!

Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti.

Luan Dreshaj, i njohur si agjenti i Haxhi Krasniqit e ka parashikuar këtë super meç që zhvillohet në Arabinë Saudite, shkruan Indeksonline

Dreshaj përmes rrjeteve sociale thotë se Usyk është favoriti i kësaj lufteje edhe pse Fury është i uritur për të fituar.

“Oleksandr Usyk është padyshim më i apasionuar për këtë fitore, sigurisht që kjo ka të bëjë edhe me fitimin e sa më shumë titujve. Por mes Usyk dhe Fury, më i uritur është ukrainasi dhe mendoj se Usyk do të fitoj përsëri. Madje, mendoj se Usyk do ta përfundoj më herët kësaj radhe”, u shpreh Dreshaj

Kujtojmë që meçin e parë mes Furyt dhe Usykyt e kishte fituar ky i fundit, duke mbetur i pamposhtur në boksin profesionist.

Kategoritë
Sport