Vajza e Peles me fjalë emocionuese: Edhe një natë bashkë, jemi akoma në luftë

“Ne jemi akoma këtu, në luftë dhe me besim. Edhe një natë bashkë”, ky ishte mesazhi që Kely Cristina Nascimento, një nga vajzat e Peles, publikoi mbrëmë në Instagram si mbishkrim të një fotoje që tregon atë duke përqafuar babain e saj në shtratin e spitalit, në Sao Paulo.

Të mërkurën, spitali “Albert Einstein”, ku po trajtohet legjenda e futbollit, njoftoi se kanceri i zorrës së trashë po përparon dhe se Pele kishte nevojë për ndihmë më të madhe për të trajtuar dështimin e veshakve dhe zemrës.

Në të njëtën ditë, Kely dhe Flavia Arantes, vajza tjetër, kishin njoftuar përmes rrjeteve sociale se babai i tyre do të kalonte natën e krishtlindjeve në spital.

Pele është shtruar në spital që nga 29 nëntori për një rivlerësim të trajtimit të tij të kimioterapisë pasi kanceri i zorrës së trashë u zbulua në shtator të vitit 2021.

Kategoritë
Sport