Pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) synojnë të marrin nën kontroll Rripin e Gazës, i cili është shkatërruar nga lufta, një vajzë nga Palestina, që u prezantua si e bija e Marije Hannoun-it, i dërgoi një mesazh përmes një videoje.
Deklarata e Trumpit, sipas së cilës palestinezët e zhvendosur duhet të zhvillojnë një territor të ri në vendet fqinje ku të jetojnë “njerëzit e botës”, ka shkaktuar shumë reagime.
Me këtë rast, vajza i drejtoi një mesazh Trumpit dhe shprehu dëshirën që presidenti i Amerikës ta dëgjojë atë që kishte për të thënë.
“Mirëdita, i nderuar Trump, president i SHBA-ve. Unë jam vajza e Marije Hannoun-it nga Gaza. Dua të të bëj një pyetje dhe shpresoj që ky mesazh të të arrijë dhe të më përgjigjesh. Si një fëmijë që ka mbijetuar nga lufta në Gaza, nëse do të të kërkoja ty të lësh shtëpinë tënde dhe të jetosh në tokën e Egjiptit ose të Kinës, a do ta pranoje?” pyeti vajza.
Më pas, ajo vazhdoi duke konstatuar se Trump nuk do ta pranonte një propozim të tillë.
“Nëse ti do ta refuzoje, atëherë pse më detyron mua të largohem nga shtëpia dhe toka ime? A nuk jeni ju shteti i lirisë në botë? Për çfarë lirie po flasim, kur ti dëshiron të na dëbosh nga vendi ynë?” tha vajza.
Në fund, ajo përfundoi duke thënë se Trump mund të kontrollojë gjithë botën, përveç Gazës.
https://www.instagram.com/reel/DFqUcD7uQ24/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading#dmid=186c8d46-bf35-4f16-a3e8-ac17fa263a46