Vajza u shtrua në spital pasi babai saj humbi penalltinë në Kampionatin Botëror

Penalltia e humbur nga futbollisti e shtroi në spital vajzën e tij të vogël. Vajza shtatë vjeçare e Andre Ayew u rrëzua pas penalltisë së humbur të yllit ganez kundër Uruguait të premten.

Gana pati një shans të madh për t’u kualifikuar në fazën e 16-të në Kupën e Botës kur fitoi një penallti kundër Uruguait. Megjithatë, ish-ylli i Fenerbahçes, Ayew nuk ishte në gjendje të godiste në mënyrë efektive dhe i dha portierit uruguaian Sergio Rochet një pritje të lehtë. Dhe pas këtij zhgënjimi nga penalltia, vajza e Ayew nuk mundi ta kontrollonte veten dhe u bë për  spital.

Sapo u transferua në spital, skenat e tmerrshme përfunduan shpejt. Vajza e futbollistit yll u qetësua dhe babai i saj Ayew shkoi ta vizitonte vajzë sapo mbaroi ndeshja.

Kategoritë
LajmeSport