“Vaksinimi kundër diskriminimit”, ojq Sakuntala organizoi fushatën vetëdijësuese kundër diskriminimit ndaj komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian

 OJQ Sakuntala në kuadër të projektit, “Bëji realitet të drejtat e njeriut për të gjithë” ka organizuar fushatën ndërgjegjesuese me temë, “Vaksinimi kundër diskriminimit, me synim të parandalimit të fenomenit të diskriminimit ndaj femijëve të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në sistemin arsimor.

Fushata ndërgjegjësuese kishte për qëllimj të përqojë mesazhe tek institucionet relevante që të i ndihmojnë fëmijët e  komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian të integrohen në shkollë dhe të i zhvillojnë aftësitë e tyre të cilët do t’ua lehtësojnë jetën me popullatën mazhorancë. Njëherit në aktivitet janë përquar mesazhe që të praktikojmë dashurinë e jo diskriminimin dhe urrejtjen.

Projekti “Bëji realitet të drejtat e njeriut për të gjithë”  është përkrahur financiarisht nga Zyra e Kryministrit për çështje të komuniteteve.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme