Valon Syla tregon emrin: Edhe ky deputet pritet të largohet nga VV

Analisti Valon Syla ka thënë se pas ikjes së deputetëve Doarsa Kica, Haki Abazi, Fatmir Humolli nga VV do të largohet edhe Hydajet Hyseni.

“Vetëvendosjes i ikën 3 deputet deri tash. Doarsa Kica, Haki Abazi dhe Fatmir Humolli… gojëkëqijtë e kryeqytetit nga VV po flasin po ashtu se Hydajet Hyseni është rrugës për tu larguar poashtu… Interesant”, ka shkruar Syla.

I fundit që e ka paralajmëruar dorëheqjen nga partia e Kurtit, është Fatmir Humolli. Fatmir Humolli ka thënë se javën tjetër do të dal me një vendim.

“Ashtu siç kam deklaruar se pasi qeveria t’i bëj dy vite unë do të largohem nga Grupi. Mendjen mund të ma ndryshoj vetëm nëse ka një marrëveshje, e cila duhet të jetë publike”, ka thënë Humolli.

Kategoritë
LajmeVendi