Vari e ri masiv në Damask ku gjenden thasë të mbushur me mbetje të kufomave

Thasët që u nxorën nga varret janë të mbushur me mbetje trupore. Në njërën prej gropave u nxorën 8 thasë të mbushur me mbetje trupore

Ekipi i Agjencisë Anadolu (AA) filmoi varrezën masive që ndodhet në zonën e “Urës së Bagdadit” jashtë Damaskut dhe në të cilën u gjetën mbetjet e trupave për të cilët mendohet se i përkasin civilëve të vrarë nga regjimi i rrëzuar i Bashar al-Asadit në Siri, raporton Anadolu.

Pas përmbysjes së regjimit Baath, në vend po zbulohen varreza masive si pjesë e aktiviteteve të kërkimit dhe skanimit në të gjithë vendin.

Varreza masive në të cilën u gjetën mbetje kufomash në zonën e “Urës së Bagdadit” jashtë Damaskut u filmua nga ekipet e AA-së.

Kuptohet se në varrezë janë varrosur ata që kanë humbur jetën për shkak të kushteve dhe torturave në burgje të ndryshme përfshirë burgun “Sednaya”.

Në pamjet ku paraqiten gropa të gjata dhe të thella të hapura për trupat e vendosur njëri mbi tjetrin u gjetën thasë me kodet e burgut dhe të cilat mendohet se janë të shkruar emrat e personave të vdekur.

Thasët që u nxorën nga varret janë të mbushur me mbetje trupore. Në njërën prej gropave u nxorën 8 thasë të mbushur me mbetje trupore.

– Zhvillimet në Siri

Më 27 nëntor në Siri u intensifikuan përleshjet midis grupeve të armatosura kundër regjimit dhe forcave të Bashar al-Asadit.

Midis 30 nëntorit dhe 7 dhjetorit, grupet e armatosura kundër regjimit fituan dominim në provincat më të mëdha si Halep, Idlib, Hama dhe Homs.

Regjimi humbi plotësisht kontrollin në Damask dhe shumë rajone të tjera dhe u rrëzua edhe me mbështetjen masive të popullit për grupet që filluan të hyjnë në Damask më 7 dhjetor.

Ndërsa sundimit 61-vjeçar të partisë Baath i erdhi fundi, udhëheqësi i regjimit, Asadi u largua nga Siria dhe tani ndodhet në Moskë, Rusi.

Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) në ditën e parë të operacionit “Agimi i Lirisë” që filloi në dhjetor, çliroi nga organizata terroriste PKK/YPG qendrën e rajonit Tel Rifat.

Në operacion, me çlirimin edhe të rajonit Munbixh u pastrua nga organizata terroriste PKK/YPG zona e cila ishte kthyer në folenë më të madhe të terrorit në perëndim të lumit Eufrat.

Kategoritë
BotaLajme