Shoqata e Zejëtarëve dhe Biznismenëve “Esnaf” në Prizren pas mbajtjes së Kuvendit dhe zgjedhjes së bordit, ka mbajtur mbledhjen e parë të bordit të ri, ku Varis Xhejlani u rizgjodh për të tretën herë radhazi në pozitën e kryetarit kurse si nënkryetar u zgjodhën Sali Salla dhe Albin Kabashi
Kjo rizgjedhje vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të tij në udhëheqjen e shoqatës, duke sjellë zhvillime dhe përmirësime për komunitetin e biznesit në Prizren.
Kryesia e Shoqatës, pas shqyrtimit të performancës dhe angazhimit të tij, vendosi unanimisht ta konfirmojë për një mandat të tretë, duke i dhënë edhe një herë besimin për të vazhduar me iniciativat dhe projektet e nisura.
Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, Xhejlani u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë dhe theksoi synimet për të ardhmen e Shoqatës “Esnaf”, përfshirë mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe lobimin për përmirësimin e kushteve për tregtarët lokal./Gazeta e Re