Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën, më 26 prill, konfirmoi Vatikani.
Vatikani tha se funerali i Papës do të bëhet në orën 10:00 me kohën lokale.
Vendimi erdhi në mbledhjen e kardinalëve herët të martën ndërsa Konklava për të zgjedhur një Papë të ri do të fillojë nga 5 maji.
Papa 88-vjeçar vdiq nga një goditje cerebrale dhe dështimi i pakthyeshëm i zemrës të hënën, tha mjeku i Vatikanit, Andrea Arcangeli në certifikatën e vdekjes.
Françesku, Papa i parë i Amerikës Latine, lindi në Buenos Aires të Argjentinës në vitin 1936 nga prindër emigrantë italianë. I shuguruar si prift jezuit në vitin 1969, ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të ngrihej për të udhëhequr Kishën Katolike në vitin 2013.