Elversberg ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Greuther Furth në kuadër të javës së 22-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Pjesëmarrës në këtë fitore të Elversberg ishte edhe sulmuesi kosovar Fisnik Asllani i cili po vazhdon me paraqitje fantastike javë pas jave.
Asllani ishte autor i golit të parë të cilin e shënoi qysh në minutën e gjashtë të takimit pas asistimit të Zimmerschied.
Ky ishte goli i 12-të i Asllanit këtë sezon në 21 ndeshje të zhvilluara, teksa ka edhe pesë asistime