KF Dukagjini ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim tek Liria në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, me të dyja ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar.
Gjatë 45 minutave të parë të këtij takimi nuk pati ndonjë rast shënimi për t’u veçuar, teksa të dyja ekipet po bënin lojën e tyre me duele në mesfushë.
Ndërkohë në pjesën e dytë ritmi i lojës u ngrit paksa, megjithatë kjo nuk mjaftoi që të tundeshin rrjetat e portave.
Liria e gjeti golin në minutën e 81-të me anë të Andri Stafës, por ky gol u anulua më pas për pozicion jashtë loje.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbeti po ai i pjesës së parë dhe Dukagjini tani ka katër ndeshje pa fitore në elitë, ndërsa Liria tashmë është e sigurt që ka rënë nga elita.
Dukagjini pas 30 ndeshjeve të luajtura gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 38 pikë të grumbulluara, ndërsa Liria pozicionohet në fund të tabelës me vetëm 11 sosh./Telegrafi/