Vazhdon nga ajri dhe toka aksioni për shuarjen e zjarrit pyjor në Marmaris të Turqisë

Ende vazhdon zjarri që shpërtheu më 21 qershor në zonë pyjore në Bördübet

Vazhdon intervenimi nga ajri dhe toka ndaj zjarrit që shpërtheu në zonë pyjore në rrethin Marmaris të qytetit Muğla të Türkiye-s (Turqi), raporton Anadolu Agency (AA).

Ende vazhdon zjarri që shpërtheu më 21 qershor në zonë pyjore në Bördübet.

Gjatë gjithë natës shumë ekipet intervenuan ndaj zjarrit nga toka.

Pasi zjarri u afrua në afërsi të Deponisë së Mbetjeve të Ngurta të Bashkisë Metropolitane të Muğla-s, ekipet e pyllit dhe të zjarrfikësit, hapën korridor sigurie për të ndaluar flakët.

Ndërkaq, në orët e para të mëngjesit filloi edhe intervenimi nga ajri.

Ekipet punojnë intensivisht për të shtuar zjarrin.

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, si dhe ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ndjekin punimet nga rajoni.

Kategoritë
BotaLajme