Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme, PDK radhitet e treta me 5.75% të votave, transmeton Telegrafi.

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, deri tani ka marrë 203 vota. I dyti më i votuar është Memli Krasniqi, me 114 vota.

Kandidatja Vlora Çitaku bëhet e ditur se ka marrë 98 vota, ndërsa kandidati Uran Ismaili 81 vota.

Në mesin e kandidatëve më të votuar është edhe Enver Hoxhaj me 72 vota.

Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa rezultatet nga numërimi i votave të diasporës mund t’i gjeni duke klikuar këtu. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeVendi