Vazhdon saga e vdekjeve misterioze, bie nga varka dhe vdes biznesmeni energjetik rus

Njeriu kryesor i Vladimir Putin për zhvillimin e burimeve të mëdha të Arktikut të Rusisë ka vdekur pasi ‘ka rënë në det’ ndërsa lundronte në brigjet e Paqësorit.

Ivan Pechorin, 39 vjeç, ishte drejtor menaxhues i Korporatës së Lindjes së Largët dhe Zhvillimit të Arktikut të Putinit dhe kohët e fundit kishte marrë pjesë në një konferencë të madhe të organizuar nga Putin në Vladivostok.

Ai është i fundit në një varg të gjatë zyrtarësh të lartë të lidhur me sektorin energjetik të Rusisë dhe Kremlinin që kanë vdekur në rrethana të dyshimta muajt e fundit.

Pechorin ra nga një varkë në ujërat afër ishullit Russky pranë Kepit Ignatiev, tha e përditshmja ruse Komsomolskaya Pravda.

Trupi i tij u gjet pas një kontrolli që zgjati më shumë se një ditë.

Kategoritë
BotaLajme