Vdes foshnja gjashtë muajshe pas lëndimeve që mori në aksidentin e rëndë në Kamenicë

Ka vdekur foshnja gjashtë muajshe që kishte mbetur e lënduar në aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në fshatin Hodonoc të Komunës së Kamenicës.

Lajmin ka konfirmuar Valon Osmani nga Policia e Rajonit të Gjilanit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot, me datën 25.02.2023 ka pranuar informatë se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një person i moshës rreth një vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka thënë Osmani.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.

Kategoritë
LajmeVendi