Vdes futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina

Ka vdekur futollisti i Vushtrrisë Erjon Morina.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët.

“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysuar me kujtimet me të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, ka shkruar babai i tij Iliri.

22-vjeçari për disa javë  kishte qenë i shtrirë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai kishte pësuar sulm gjatë stërvitjeve.

Erjon Morina, kishte një karrierë të bujshme para vetës.

Morina karrierën e filloj te Fc Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.

 

Kategoritë
Sport