Vdes infermierja e QKUK-së, SHSKUK shpreh ngushëllime: Ishte shembull e humaniste e jashtëzakonshme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierja, Rukije Uka-Grajqevci, e cila ka shërbyer më shumë se 20 vjet në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, është ndarë nga jeta.

Në reagimin, thuhet edhe se SHSKUK e ka pritur këtë lajm me dhimbje, dhe se, infermierja do të mend për aftësitë e saja profesionale si dhe për humanizmin e saj të jashtëzakonshëm.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të infermieres sonë të respektuar, Rukije Uka-Grjaqevci, e cila për më shumë se 20 vjet shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, duke dhënë kontribut të çmuar në sallën operative të Klinikës Obstetrike-Gjinekologjike.

Ajo do të mbahet mend jo vetëm për aftësitë e saj të shkëlqyera profesionale, por mbi të gjitha, për humanizmin e saj të jashtëzakonshëm dhe kujdesin që shfaqte ndaj çdo pacienti.

Ishte shembull i vërtetë i dedikimit dhe dashurisë për profesionin e shenjtë të infermieres, duke u ndihmuar shumë grave, me profesionalizmin dhe përkushtimin e saj.

Në emër të të gjithë stafit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi