Vdes motoristi 33-vjeçar, shkaktoi vetaksident në rrugën Gjakovë-Prizren

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija.

Ai ka konfirmuar se viktima është ishtemoshës 33-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Gjakovës.

“Një motoçiklist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmete e ka humb kontrollin. Ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar nga motori dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.

Ai tha se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimsë do të dërgohet në IML për obduksion.

Kategoritë
LajmeVendi