Vdes një 12 vjeçare, u aksidentua teksa po skijonte në Brezovicë

Një 12-vjeçare është aksidentuar për vdekje teksa ishte duke skijuar në Brezovicë.

Ajo ishte rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda, të cilat nuk arriti t’i përballojë.

Kështu bëri të ditur Ardjian Grazhda, njëri nga menaxherët e Qendrës së Skijimit.

“Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babanë e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë, por nuk e kanë ndalë aty dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë, ku edhe ka vdekur”, tha Grazhda.

Ai theksoi se viktima i takon nacionalitetit serb dhe është nga Leposaviqi.

Kategoritë
LajmeVendi