Një fëmijë njëvjeçar ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në sqarimin e bërë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thuhet se fëmija është sjellë në QKUK nga Spitali i Gjakovës në gjendje të rënduar, transmeton Telegrafi.
Tutje, theksohet se nga mjekët kujdestar fëmiut menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë, pa humbur kohë me procedura administrative në pranim.
“Fëmiu vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore. Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmiut vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmiu vdes. Fëmiut i është ofruar gjithë kujdesi i duhur dhe i nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka arritur të mbijetonte”./Telegrafi/