Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës, SHKK jep detaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur i moshës 65-vjeçare me inicialet R.M.

Ai ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës. Sipas SHKK-së, R.M që nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore, ku për shkaqe shëndetësore me kohë është trajtuar nga mjekët e Stacionarit dhe specialistët konsultant të fushës.

“Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën.

Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DSHB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosurit nuk arriti të mbijetoj sulmit. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi