Vdes një person në Malishevë, ngulfatet nga tymi derisa po provonte ta shpëtonte stallën që po digjej

Një person dje ka vdekur në fshatin Novosellë të Malishevës, pasi kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.

Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ajri i tymosur.

Ai kishte arritur pa shenja jete në QKMF.

“Viktima mashkull  kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje në këtë raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion./IndeksOnline/

Kategoritë
LajmeVendi