Vdes një zyrtar i SHKK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë njëri nga zyrtarët e këtij institucioni.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të SHKK’së në rrjetin social Facebook.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj. Z.Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në”, thuhet në njoftimin e SHKK.

Kategoritë
LajmeVendi