Skuadra e Mallorcas ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Leganes në ndeshjen e javës së katërt në La Liga.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, Rodriguez në minutën e 43’të.
Asist te goli i lojtarit të Mallorcas bëri sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.
Dhe ishte pikërisht Muriqi ai që u shpall “lojtari i ndeshjes”, pasi kontriboi shumë edhe në fazën e mbrotjes.
Pas dy barazimeve dhe një humbje, Mallorca tani siguron tri pikët e para në edicionin e ri 2024/25.