Vëlla, vëlla, por plazhi i nda! 36-vjeçari plumba 45-vjeçarit në sy të pushuesve në Radhimë

Erdhi me nxitim nga Anglia për të ndarë shezlonet e plazhit me të vëllain, por tashmë do të ndajë ditët burgut me të tjerë persona. Është kjo ngjarja që prodhoi plazhi i Radhimës këtë të hënë, ku sherri mes dy vëllezërve kulmoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por pushuesit që u gjenden aty tregojnë se kaluan minuta paniku dhe më pas u larguan.
Për një copë tokë buzë detit edhe gjaku po bëhet ujë.

Debati për menaxhimin e këtij plazhi privat në Radhimë të Vlorës, vuri përballë dy vëllezër pronarë.

Eduard Kondi, 36-vjeç qëlloi me armë Beniaminin, 45-vjeçar që vetëm një ditë më parë kishte mbërritur nga Anglia ku jeton.

Burimet thonë se konflikti mund të jetë i mbartur, por sot përshkallëzoi Beniamin Kondi ka shkuar në plazhin i cili administrohej nga vëllai i vogël.

Ky i fundit e priti me plumba.

Sipas dëshmitarëve, disa herë në ajër e të tjera drejt vëllait që shpëtoi.

Me fat ishin edhe pushuesit që aty ku kërkonin qetësinë e plazhit u gjenden mes konfliktit me plumba të vëllezërve.

Treguan se përjetuan minuta paniku.

Pas sherrit me armë, dy vëllezërit u larguan nga plazhi që i ndau./oranews

Kategoritë
BotaLajme