Vëllezërit Ibrahim janë talentë të mëdhenj dhe recitimi i Kuranit nga Amiri në Old Trafford bëri xhiron e botës

Familja sportive Ibrahimov tërhoqi vëmendjen e mediave britanike pasi u përhap historia e katër vëllezërve që shpallën dominimin e tyre në botën e sportit.

Vëllezërit Ibrahimov (Amir, Gazik, Ibrahim dhe Muhamed) janë talentë të mëdhenj, secili në sportin e vet. Tre janë të përfshirë në futboll dhe një me arte marciale.
Amir Ibrahimov tashmë është i njohur në Britaninë e Madhe. I riu konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të Manchester United dhe së fundmi kemi shkruar për të pasi ai u paraqit për tre grupmosha të ndryshme të United në hapësirën e shtatë ditëve.

Nga e marta deri të shtunën ai luajti për ekipet U-15, U-16 dhe U-18 të Manchester United dhe pati paraqitje të dukshme në secilën prej tyre.

Ai u bë interesant për mediat britanike pasi në rrjetet sociale u publikua një video e tij duke recituar një sure nga Kurani. Mediat e cilësuan performancën e tij si “të bukur”.

Vëllai i tij më i vogël Gazik luan së bashku me Amirin në Manchester United, ndërsa shumë interesante është se vëllai i tretë Muhamed luan për rivalin e ashpër Manchester City.

I vetmi nga vëllezërit Ibrahimov që nuk luan futboll, vëllai i madh Ibrahim, është një luftëtar profesionist i MMA-së dhe ka rekord prej katër fitoresh në po aq meç.

Nuk ka dyshim se për këta vëllezër të talentuar dagestanë do të dëgjojmë në të ardhmen.

Kategoritë
Sport