Vendet e G7 thirrje për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit

“Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për mbrojtjen e paqes, stabilitetit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla në Ngushticën e Tajvanit dhe më gjerë”, thuhet në deklaratë

Vendet e G7 kanë bërë thirrje për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon pasi Kina filloi stërvitje në Ngushticën e Tajvanit pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për mbrojtjen e paqes, stabilitetit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla në Ngushticën e Tajvanit dhe më gjerë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga ministrat e Jashtëm të vendeve të G7.

Më tej vihet në dukje se ka shqetësime nga stërvitjet dhe presionet ekonomike të Kinës të cilat përmbajnë “rrezik të panevojshëm përshkallëzimi” kryesisht kundër rajonit.

“Nuk ka asnjë ‘arsye’ që Kina të përdorë vizitën e Pelosit në ishull si një ‘justifikim‘ për t’u gjendur në ‘aktivitete ushtarake agresive’ përreth Ngushticës së Tajvanit”, thuhet në deklaratën në të cilën shtohet se është “normale dhe rutinë” që anëtarët e parlamenteve të vendeve të G7 të kryejnë udhëtime ndërkombëtare.

Ministrat e Jashtëm të vendeve G7 i bënë thirrje Kinës që të mos ndryshojë në mënyrë të njëanshme dhe me forcë “status quo”-në në rajon dhe që dallimet në Ngushticën e Tajvanit t’i zgjidhë me rrugë paqësore.

Kategoritë
BotaLajme