Ekzistojnë një sërë mënyrash për të detektuar kamerat e fshehura në dhomën tuaj të hotelit, megjithatë jo çdo herë do të thotë se fshihet ndonjë në dhomë.
Por, është mirë të tregohemi të kujdesshëm, kështu sigurohuni të keni kontrolluar me kujdes secilin cep të dhomës, transmeton Telegrafi.
Cilat janë vendet më të zakonshme për të gjetur kamerat e fshehura në ambiente të mbyllura, këtu kemi listuar disa prej tyre.
Njëri prej vendeve ku mund të fshihet ndonjë kamerë janë të parët detektorët e tymit, pastaj pajisjet për pastrimin e ajrit, librat, dekori në dhomë, pajisjet elektronike, vazot, kutitë e faculetave, lodrat e arinjve prej pelushi, jastëkët e divaneve, tavolinat, raftet, llambat, prizat e murit, orët e murit ose ato me zile, tek varëset e rrobave, stilolapsat etj.
Nuk do të thotë që domosdoshmërish mund të ketë kamera në ndonjë dhomë hoteli, por tregohuni gjithmonë vigjilentë kur hyni në një dhomë hoteli.