“Vendi i duhur për të pritur Luftën e Tretë Botërore,” del në shitje bunkeri bërthamor

Një bunker nga koha e Luftës së Ftohtë ka dalë në shitje në Britaninë e Madhe për 18,000 paund. Vetëm se, ky vendstrehim nuk ka furnizim me ujë, gaz apo energji elektrike.

Ky bunker anti-bërthamor dikur ishte në pronësi të Korpusit Mbretëror i Vëzhgimit. Në përshkrimin e pronës thuhet se bunkeri ka pamje nga fushat e fshatit dhe akses në rrugë kryesore.

Megjithatë, strehimi që ndodhet 6 metër nëntokë përshkruhet si shumë primitiv. Por, mesa duket, për arsye sigurie blerësit nuk do të kenë mundësi që të futen në ambientet e bunkerit i cili ndodhet në Pontefract, Yorkshire perëndimor.

Kategoritë
BotaLajme