Me këtë është thyer rekordi i regjistruar në vitin1983 në stacionin hulumtues të Wostok, po ashtu në Antarktik që shënonte minus 89.2 gradë
NASA ka gjetur pikën me temperaturën më të ulët në gjithë globin. Ajo ndodhet në një akullnajë në Antarktik, gjegjësisht në polin e jugut dhe në të është matur temperatura rekorde e ulët prej minus 93.2 gradësh celsius.
Me këtë është thyer rekordi që njihej deri më tash i regjistruar më 21 korrik të vitit 1983 në stacionin hulumtues të Wostok, po ashtu në Antarktik që shënonte minus 89.2 gradë.
Temperatura rekorde është gjetur nga matjet sistematike të bëra nga viti 2003 deri në vitin 2013 me Modis-Sensorin e aqua-satelitëve dhe me satelitët “Landsat 8”. Këta të fundit janë lëshuar në Gjithësi nga fillimi i vitit 2013.
Ted Scambos që udhëheq qendrën nacionale amerikane të të dhënave për borën dhe akullin (National Snow and Ice Data Center – NSIDC) ka thënë për mediet amerikane se temperaturat rekorde janë matur në një hapësirë me sipërfaqe pesë me dhjetë kilometra.