Sipas Gjykatës së Qarkut në Pernik, Agjencia e Infrastrukturës Rrugore të Bullgarisë është përgjegjëse për 10 për qind të dëmit dhe duhet të urdhërohet të paguajë dëmshpërblim financiar.
Gjykatat bullgare kanë vendosur se Agjencia e Infrastrukturës Rrugore e Bullgarisë (API) është pjesërisht fajtore për aksidentin tragjik të autobusit në vitin 2021, ku humbën jetën 45 shtetas maqedonas.
Sipas Gjykatës së Qarkut në Pernik, API është përgjegjëse për 10 për qind të dëmit dhe duhet të urdhërohet të paguajë dëmshpërblim financiar për secilin nga paditësit si kompensim për dëmin jo material.
Në vendim thuhet se shoferi ka qenë duke e drejtuar autobusin me shpejtësi 106 kilometra në orë dhe se shpejtësia maksimale në seksion është 120 kilometra në orë.
Gjykata ka konstatuar se gjatë projektimit të autostradës nuk janë respektuar karakteristikat gjeometrike dhe nuk janë vendosur shenja rrugore në vendet e nevojshme për të kufizuar shpejtësinë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në mëngjesin 23 nëntorit 2021. Autobusi turistik, në të cilin ndodheshin 52 persona, është përplasur me gardhin mbrojtës të rrugës, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.
Në aksidentin tragjik humbën jetën 45 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë. Autobusi, në pronësi të një kompanie nga Maqedonia e Veriut, po kthehej nga Istanbuli për në Shkup.