Vendimi i Qeverisë për uljen e pagave në drejtësi, Tahiri: Antikushtetues

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka deklaruar se vendimi për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë është anti-kushtetuese.

Tahiri ka shkruar në Facebook se vendimi Qeverisë Haradinaj me një vendim të Gjykatës Kushtetuese ngeli në fuqi. Sipas Tahiri, për pasojë, më nuk bëhet fjalë për vendim të Qeverisë Haradinaj, por për vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili mund të ndryshohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, apo me amandament kushtetues të përfaqësuesit të sovranit të Kosovës.

“Për të qenë ironia më e madhe, ky vendim antikushtetues që shfuqizojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese bëhet në emër të kthimit të ligjshmërisë në vend!”, ka shkruar Tahiri.

“Ekziston një praktikë e Komisionit të Venecias dhe një standard kushetetues që thotë se pagat e sistemit të drejtësisë mund të ulen vetëm në rast të një krize e recesioni të rëndë ekononik e financiar, të vlerësuar gjërësisht nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm”, shtoi Tahiri.“Bëjmë thirrje te deputetët dhe te Avokati Popullit që këtë vendim arbitrar dhe hakmarrës ndaj sistemit të drejtësisë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për kontroll kushtetues dhe rivendosjen e kushtetutshmërisë në punën e sistemit të drejtësisë”, ka përfunduar Tahiri.

Kategoritë
LajmeVendi