Vendkalimi në Merdar, mbi katër orë pritje për të dalë nga Kosova

Në pasditën e sotme janë regjistruar mbi katër orë pritje për të hyrë në Serbi në vendkalimin kufitar në Merdar.

Kolona të gjata kryesisht janë krijuar nga bashkatdhetarët që po kthehen për në vendet e Evropës, pas pushimeve në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në raportin e orës 16:26 njofton se pritjet më të gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë janë regjistruar në pikën kufitare në Merdar.

Aty qytetarët, po presin 200-240 minuta në dalje, ndërsa 15-20  minuta për të hyrë në Kosovë.

Në Muçibabë ku po pritet 30-35 për të hyrë në Kosovë, ndërsa te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë pritet deri në 20 minuta, kurse në Jarinë deri në 15 minuta, në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Për të përcjellur në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës

Kategoritë
LajmeVendi