Vendosja e barrikadave në veri, arrijnë trupat e KFOR-it

Pjesëtarët e kontingjentit polak të KFOR-it ndodhen 150 metra nga vendi ku janë ngritur barrikadat në Rudarë.

Dy xhipa janë të pranishëm dhe në ta ka pjesëtarë të KFOR-it, raporton mediumi serb në Kosovë ‘Kosovo-Online’, përcjell KosovaNews.

Përgjatë së shtunës, serbët ngritën barrikada në Rudarë në për shkak të arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq në Jarinjë.

Atje, u mblodhën një numër i madh qytetarësh në mënyrë që të mos e lejojnë transferimin e Pantiq në Prishtinë.

Kategoritë
LajmeVendi