Vendosja e çmimit prej 5 centësh ul importin, Kosova kurseu një milion euro nga mospërdorimi i qeseve plastike

Instituti “Atlas” ka vlerësuar se vendosja e çmimit prej 5 centësh për qeset plastike në tetor të vitit 2023 ka sjellë rezultate efektive në Kosovë.

Sipas Atlasit, nga një milion kg në vitin 2021, importi i tyre ka rënë në 250 mijë kg në vitin 2024, duke rezultuar me rreth 1 milion euro kursime në vit.

“Vendosja e çmimit prej 5 centë për qeset plastike në tetor 2023 ka sjellë rezultate të prekshme: importi ka rënë nga 1 milion kg në 2021 në vetëm 250 mijë kg në 2024 – një kursim prej rreth 1 milion eurosh në vit. Kjo dëshmon se politikat fiskale mund të ndikojnë realisht në uljen e ndotjes mjedisore”, është thënë në postimin e institutit.

Atlasi ka bërë thirrje që qeset plastike njëpërdorimshe të ndalohen tërësisht.

Tutje thuhet se Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit nuk ka publikuar ende të dhënat për prodhimin vendor, siç kërkohet me ligj, deri me 31 mars të çdo viti

Kategoritë
LajmeVendi