Vepra e artit “banania e ngjitur në mur” shitet për 6.24 milionë dollarë

Vepra e quajtur “Komedia” e skulptorit italian, Maurizio Cattelan, e përbërë nga një banane e ngjitur në mur, është shitur për 6.24 milionë dollarë në SHBA.

Vepra e quajtur “Komedia” e skulptorit italian, Maurizio Cattelan, e përbërë nga një banane e ngjitur në mur, është shitur për 6.24 milionë dollarë në SHBA, transmeton Anadolu.

Sipas CNN, vepra e Cattelan “banania e ngjitur në mur” u ekspozua në Shtëpinë e Ankandeve Sotheby’s në New York, pasi u shit për 120 mijë dollarë në vitin 2019.

Vepra, të cilën artisti e quajti “Comedy”, u ble në ankand nga Justin Sun, themeluesi i një platforme kriptomonedhe, për 6.24 milionë dollarë.

Në një deklaratë për media pas ankandit, Sun tha se kjo nuk është thjesht një vepër arti, por një “fenomen kulturor” që lidh botën e artit, kriptomonedhës dhe humorit.

“Unë besoj se kjo punë do të frymëzojë mendime dhe diskutime të mëtejshme në të ardhmen dhe do të bëhet pjesë e historisë”, tha Sun.

Duke shpjeguar se ai kishte në plan të hante frutin në fjalë, Sun tha se kjo do të “nderonte” vendin e veprës si në historinë e artit ashtu edhe në kulturën popullore.

Certifikata e autenticitetit që u jepet blerësve përfshin deklaratën se pronari i veprës mund të zëvendësojë bananen nëse ajo kalbet.

– “Komedia”

Vepra e quajtur “Komedia” e artistit italian të skulpturës, Maurizio Cattelan, doli në shitje në panairin e artit të organizuar nga Art Basel në Miami.

Ndërsa dy versione të këtyre tre veprave të artistit u shitën për 120 mijë dollarë secila, u bë e ditur se kopja e tretë ishte me çmimin 150 mijë dollarë.

– Është vjedhur “tualeti i artë”

Artisti italian, Maurizio Cattelan është i njohur për skulpturat e tij satirike dhe punimet e instalimit.

Skulptura në formë tualeti, e punuar nga artisti prej ari 18 karatësh, u vodh nga Pallati Bleinheim, ku u ekspozua në Britani të Madhe në vitin 2019.

Kategoritë
Kulturë