Huthët e Jemenit kanë publikuar pamjet e kapjes së një anijeje mallrash të marrë me qira nga Izraeli, e cila kishte 25 anëtarë të ekuipazhit në bord.
Videoja tregon të paktën shtatë burra të armatosur që zbresin nga helikopteri në kuvertën e anijes. Njëri nga hutu bërtet “Të përgjigjem Gazo”. Në fund të aksionit ata ngritën në anije flamurin jemenas dhe palestinez.
Anija, e quajtur Galaxy Leader, po transportonte makina nga Turqia dhe u kap në Detin e Kuq jugor gjatë rrugës për në Indi. Është regjistruar nën flamurin e Bahamas.
#BREAKING Yemen's Iran-backed Houthis released footage showing the hijacking of the vessel Galaxy Leader, which is part-owned by an Israeli businessman Abraham “Rami” Ungar, who is known as one of the richest men in Israel, in the southern Red Sea yesterday. pic.twitter.com/bOpDaV68cz
— Clash Report (@clashreport) November 20, 2023
IDF e quajti rrëmbimin e anijes së ngarkesave “një incident shumë të rëndë me pasoja globale”. Ushtria shtoi se kishte “civilë të kombësive të ndryshme, pa përfshirë izraelitë. Nuk është një anije izraelite”.
Houthi-t kanë njoftuar më parë synimin e tyre për të shënjestruar të gjitha anijet që mbajnë flamurin izraelit ose që operohen nga kompani izraelite.
Në deklaratën e tyre, ata u bënë thirrje vendeve që të evakuojnë qytetarët e tyre nga anije të tilla dhe i këshilluan që të mos i përdorin ato për të transportuar mallra.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu fajësoi Iranin për kryerjen e këtij aksioni.