Vërmicë: Polici nuk ia merr ryshfetin, arrestohet qytetarja e Shqipërisë

Një qytetare e Shqipërisë është arrestuar të enjten rreth mesnatës në pikën kufitare të Vërmicës, shkruan Gazeta Metro.

E arrestuara dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit”.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet që e dyshuara u arrestua pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve në pikën e kalimit kufitar, i ka dhënë 50 euro ryshfet zyrtarit policor.

Kategoritë
LajmeVendi