Vetëm 1 mijë e 200 biznese aplikuan në ATK për të subvencionuar rritjen e pagave për punëtorë

Vetëm 1 mijë e 212 biznese deri më tani kanë aplikuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për t’i subvencionuar shteti 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat për 3 muajt e parë. Këto biznese kanë kërkuar mbështetje për rritje të pagave për rreth 15 mijë punëtorë.

Sipas ATK-së, në Kosovë janë rreth 100 mijë biznese aktive dhe mbi 300 mijë të punësuar të deklaruar, prej tyre 220 mijë vetëm në sektorin privat. Kjo i bie se vetëm 1 për qind e bizneseve kanë aplikuar për këtë masë nga pako e mbështetjes. Megjithëse, kjo pako nuk ishte parë si shume atraktive nga njohësit duke kërkuar mbështetje pa kushte edhe për punëtorët e sektorit privat, njëjtë siç është vepruar me ata të sektorit publik.
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj u ka bërë thirrje bizneseve në vend që ta shfrytëzojnë këtë masë e cila buron nga pakoja e fundit për përballje me inflacionin.

Kategoritë
LajmeVendi