“Vetëm 63 për qind e amerikanëve besojnë se zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë të rregullt”

Në anketën e kompanisë analitike dhe këshilluese ‘Gallup’, të kryer më 3-20 tetor, doli në pah se besimi i votuesve në rezultatet dhe procesin zgjedhor është në nivelin më të ulët në historinë e vendit

Sipas një ankete të kryer në SHBA, vetëm 63 për qind e votuesve besojnë se zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe se votat e tyre do të numërohen sipas rregullave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në anketën e kompanisë analitike dhe këshilluese ‘Gallup’, të kryer më 3-20 tetor, doli në pah se besimi i votuesve në rezultatet dhe procesin zgjedhor është në nivelin më të ulët në historinë e vendit.

Sipas anketës, 63 për qind e pjesëmarrësve besojnë në rezultatet e zgjedhjeve dhe mendojnë se votat e tyre do të numërohen sipas rregullave, ndërsa 37 për qind thanë se nuk i besojnë rezultateve të zgjedhjeve.

Vetëm 40 për qind e Republikanëve pjesëmarrës në anketë u besojnë rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa kjo përqindje tek Demokratët është 85 për qind.

Përderisa në kohët e fundit është në pyetje se sa besim mund të ketë në rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se njerëzit që nuk u besojnë zgjedhjeve e çojnë vendin në kaos.

Kategoritë
BotaLajme