Vetëm edhe 3 ditë për të aplikuar në festivalin më të madh të këngës për fëmijë ”Fluturat”

Edhe këtë vit, fesivalin e këngës për fëmijë “Fluturat” të Kuvendit Komunal të Prizrenit e organizon Organizata Joqeveritare “I – Helix”.

Me qëllim të organizimit sa më të mirë, OJQ “ I – Helix” ka nisur përgatitjet dhe i ka nisur kontaktet me të gjitha palët që do të angazhohen në organizimin e Festivalit “Fluturat”.

Festivali do të mbahet në qiell të hapur në ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

“Këtë vit planifikojmë që festivalin për fëmijë “Fluturat” ta mbajmë më 1 qershor, në ditën e fëmijëve, dhe pasi që festivali do të mbahet nën qiellin e hapur, besojmë se edhe koha do të jetë e mirë që gjithëçka të shkoje si është më mirë” thotë Bukurije Krasniqi drejtoreshë e OJQ “I – Helix

“Festivali do të mbahet në kejin e Lumbardhit, ku do të parakalojnë këngëtarët e vegjël me këngët e tyre, të cilat do të shërblehen” thotë organizatori.

“I – Helix” e ka bërë shpalljen e konkursit për këngë, dhe në afatin njëmujor kompozitorët do të kenë mundësi të konkurrojnë.

Këngët konkurruese duhet të kenë vlera të mirëfillta muzikore, poetike e didaktike.

“Konkursi është hapur me 26 prill dhe do të zgjas deri me 26 maj. Do të formohet juria profesionale e cila do të bëjë përzgjedhjen e këngëve që do të konkurojnë në Festival. Festivali ka karakter garues dhe do të shpërblehen tri këngët më të mira dhe do të ndahet çmimi i festivalit “Flutura e argjendë”. Gjithashtu do të ketë edhe shërblime të tjera”, premton Bukurije Krasniqi, drejtoreshë e Organizatës I-Helix.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTë ndryshme