Zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani, tha se vetëm sot, 113 persona në katër komunat veriore të vendit aplikuan për të marrë patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.
“121 aplikime në krejt vendin, 1941 veç në veri”, tha Elshani.
Leposaviq – 598 aplikime në total, 44 sot.
Mitrovicë të Veriut – 621 aplikime në total, 33 sot.
Zubin Potok – 328 në total, 16 sot.
Zveçan – 394 në total, 20 sot.
Pocesi i konvertimit të patentë-shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës ka nisur më 10 maj.