Vetëvendosje në Shqipëri: Nuk qëndrojmë prapa gazit lotsjellës në koncertin e Bregoviqit

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri përmes një reagimi thotë se nuk qëndrojnë prapa gazit lotsjellës që është hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviqit në Korçë.

Në një shkrim në faqen e LVV-së në Facebook, të njëjtë thonë se aksioni i mbrëmshëm nuk është organizuar nga ky subjekt.

“Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021”, thuhet në reagim.

Kategoritë
LajmeVendi