“Veza Godzilla”, hiqet nga plazhi në Japoni por ende mister se nga erdhi

Autoritetet kanë hequr sferen e madhe metalike që u gjet në një plazh në Japoni, por ende nuk ka një përgjigje të qartë se çfarë është dhe si shkoi atje.

Pasi u siguruan se nuk ishte i rrezikshëm ose nuk do të shpërthente, autoritetet në Hamamatsu e hoqën topin gjigand me makineri të rënda. Siç u bë e ditur, sfera do të ruhet për një periudhë kohe dhe më pas do të shkatërrohet.

Ende nuk ka të dhëna se çfarë është ky objekt, të paktën zyrtarisht, autoritetet ende nuk mund t’i japin përgjigje pyetjeve të shumta që janë ngritur.

Por ka pasur teori të shumta që e kanë pushtuar internetin, nga më seriozja deri tek fantazitë (veza e Godzillës, sfera e dragonball z, etj.). Por sipas autoriteteve nuk është një objekt që vjen nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjithashtu nuk dihet nëse është me origjinë japoneze apo jo.

Kategoritë
BotaLajme