Vezë dhe letra higjienike në drejtim të Kuvendit, revoltohen protestuesit në RMV pas votimit të propozimit francez

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi pasditen e së shtunës propozimin francez dhe tashmë protestuesit jashtë godinës janë revolutuar.

Mediat në vend raportojnë se turmat jashtë godinës së Kuvendit kanë gjuajtur me vezë dhe letra higjienike në shenjtë kundërshtimi të këtij propozimi që më pas hap edhe rrugën e vendit për të vijuar më tej me proceset euro-integruese.

Kujtojmë se 68 deputetë votuan pro miratimit të konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së dolën nga salla e Kuvendit.

Kategoritë
LajmeRajoni